>
BIOSHQIP
Biografia
Stivi Ushe, ndryshe STIV, ka mbaruar studimet e larta për Financë Banke, por pasioni i tij është muzika. Ai punon në studion e tij me projekte të mdryshme muzikore. Që në moshë të vogël është marrë me muzikë, talent të cilin ia ka zbuluar familja dhe që gjithmonë ka qenë një mbështetje për të. Stiv ka qenë pjesëmarrës në spektaklin e talenteve Gjeniu i Vogël.

Në vitin 2011, Stivi Ushe merr pjesë në Gjeniu I Vogel 4.

Në vitin 2017, Stivi Ushe merr pjesë në The Voice of Albania 6.

Në 1 Mars 2020, Stivi Ushe merr pjesë në Jehó 2020 me këngën "Labirint".

Në Mars 2021, Stivi merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Lakmi".

Më datë 2 Shtator 2021, Stiv publikon videoklipin "Inat". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga STIV.

Më datë 10 Shkurt 2022, Stiv publikon videoklipin "Nëse Vij". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga STIV.

Më datë 10 Gusht 2022, Stiv publikon videoklipin "Çika". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë STIV.

Në Shtator 2022, STIV merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "N'ëndrra".

Më datë 10 Shkurt 2023, Anxhela Peristeri & Stivi Ushe publikojnë videoklipin "Morena". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Stivi Ushe & Alex Gjonpalaj, ndërsa tekstin e shkroi Stivi Ushe. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alex Gjonpalaj.

Më datë 10 Shkurt 2023, Anxhela Peristeri & Stivi Ushe publikojnë videoklipin "N'ëndrra (Remake)". Për muzikën e këngës kanë punuar bashkarisht Stivi Ushe & Alex Gjonpalaj, ndërsa tekstin e shkroi Stivi Ushe. Produksioni audio u realizua nga Alex Gjonpalaj.

Në Dhjetor 2023, Stivi Ushe merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Askush Si Ty".