>
BIOSHQIP

Stresi Dënohet Me Dy Muaj Burg

22-09-2015
Arkimed Lushaj, i njohur edhe si “Stresi” nuk ka mundur më t’i shpëtojë drejtësisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 muaj burg. Vendimi u mor sot në seancën e zhvilluar ndaj këngëtarit ku gjyqtari Arben Micko vendosi të dënojë Stresin me tre muaj burg, transmeton javanews. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar për këngëtarin e hip-hopit është dhënë dy muaj burg. Këngëtari po hetohej në gjendje të lirë për akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit të Policisë dhe kundërshtim të forcave policore.
(-)

Stresi Dënohet Me Dy Muaj Burg