>
BIOSHQIP

Stresi Me Veshje 5560 Euro Në Këngën Magjike

02-12-2015
Në emisionin "Top Show Magazine" ku të ftuar kanë qenë Eraldo Rexho, Roza Lati, Hyeida el Saied etj, është diskutuar rreth famës dhe të qenit VIP.

Një element mjaft kyç i të qenit VIP është edhe veshja, pasi gjithmonë duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e veshjeve para paraqitjes televizive.

Mbi këtë temë u diskutua edhe çmimi i veshjeve i cili i tejkalon shifrat normale të një këngëtari, ndaj dhe shumë herë këngëtarët janë të detyruar që të marrin veshje borxh.

Pasi i ka dëgjuar këto fjalë reperi Stresi i ka kundërshtuar plotësisht ato, duke treguar se në çfarë niveli janë këngëtaret sot që të marrin veshje borxh, ndërkohë që veshja e tij në 'Këngën Magjike' ka kushtuat sipas tij 5660 euro.

Madje ai ka shtuar se ora që mbante në dorë gjatë interpretimit kapte shifrën e 70 mijë dollarëve.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Stresi Me Veshje 5560 Euro Në Këngën Magjike