>
BIOSHQIP
Biografia
Vedat Bajrami lindi me 18 Qershor 1980 në Prishtinë është humorist dhe aktor shqiptar dhe antarë i grupit humoristik Stupcat.
Osman Azemi lindi me 12 mars te viti 1978 në Prishtinë i diplomuar per Aktrim tek Profesor Akademik Enver Petrovci dhe karieren e nisi me Grupin Humoristik Stupcat.

Ata jane nje grup humoristik qe debutoi ne vitin 2002 Radio Televizonin e Kosoves shkurt RTK e me vonë ne KTV ne fillim Grupi "STUPCAT" perbehej prej Osman AZEMI, Vedat BAJRAMI, Blerim QERIQI, Agron SOKOLI dhe Feim ADEMI. Per shkak te obligimeve te 3 pjesetareve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) ne grup mbeten vetem Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë ketij grupi ne vitin 2004 i u bashkangjit Mensur Safqiu, dhe po ne ketë vitë ata realizuan hitin humoristik te tyre "KULSHEDRA" dhe me pastaj shume e shume Hite te tjera.

Po ashtu Osman Azemi dhe Vedat Bajrami kane pasur rastin te dalin edhe para publikut shqiptar ne Tirane duke marre pjese ne Show-in "Portokallia" ku u mirepriten nga i gjithe publiku. Dhe permes "Portokallise" dhe Top Chanel paten mundesine te dalin para 15 milion Shqipetareve (Abonuesve te DIGITALB)

Stupcat arriten Kulminacionin e Fames kur ne vitin 2010 hynë si garues ne Reality Showin e Famshëm "V.I.P Shpija e Kosovës" ku qendruan 1 muaj dhe me batutat dhe skeqet e tyre argetuan mbarë popullin dhe publikun Shqiptar. Dhe qe nga aty ky grup Humoristik fillo te njihet edhe me emrin e ri Thuprrat.
KATEGORI: