>
BIOSHQIP
Biografia
Suad Mehmeti ka lindur në Ulqin, por jeton në Munich. Vlen të përmenden këngët që ai i ka dedikuar qyteteve të Ulqinit (2011) dhe Prishtinës (2013).

Suadi, u be i njohur për publikun kosovar me këngën e tij “Dasma” dhe për një varg baladash me ritme etno-jazz. Ai vazhdon të jetë aktiv në fushën muzikës, duke kënduar me një jazz-band të përbërë nga etnitetet të ndryshme dhe që quhet “Trilogie der Lust” (Trilogjia e Merakut). Ky është një grup ndërkombëtar i përbërë nga shqiptarë, turq, rusë dhe uzbekë. Grupi vepron në Gjermani që nga viti 2001.

Më datë 10 Shtator 2011, Suad Mehmeti publikon videoklipin "Qytet I Bekuar".

Më datë 14 Dhjetor 2013, Suad Mehmeti publikon videoklipin "Prishtina".

Më datë 23 Tetor 2019, Suad Mehmeti publikon videoklipin "Dasma".