>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore kreu në vendlindje, përkatësisht në Sllatinë,Gjimnazin në Tetovë, kurse Fakultetin e Pedagogjisë në Prishtinë. Syrja Etemi nuk është emër i panjohur në hapësirat tona mbarëkombëtare sa i përket kultivimit të këngës folklorike.Përveç që merret me shkrime, për pasion e ka edhe këngën dhe krijimtarinë popullore në përgjithësi. Deri tani ka krijuar mbi 80 këngë zhanresh te ndryshme dhe ka qenë anëtar i disa shoqërive artistike si në Kosovë, po ashtu edhe në Maqedoni.Njihet edhe si mbledhes i folklorit ne treven e Pollogut e më gjërë. Në vitin 2022 botoi librin: "Këngëzime folklorike dyzërëshe". Ka marrë pjesë në shumë Festivale, si në vend, po ashtu edhe jashtë vendit: si, në Kosovë, Shqipëri, Danimarkë, Turqi, Barcelonë, Kalabrinë arbëreshe të Italisë etj. Punon si pedagog në fshatin e lindjes dhe vazhdon krijimtarinë artistike në shumë fusha e veprimtari.