>
BIOSHQIP
Biografia
Interesimin për folklor e kishte qysh në fëmijëri, nga ku i zbulohet talenti për të kënduar këngët folklorike. Stimulin për këtë zhanër e mori duke dëgjuar këngëtarët e vjetër të këtij rajoni, ku janë pjesë Vëllezërit Qetaj, Ismet Osdautaj etj. Në vitet e 90'-ta emigron në Gjermani në qytetin e Shtutgardit. Edhe këtu merret me këndimin e këngëve folklorike me këngëtarë të ndryshëm, deri në bashkimin e grupit me Besim Kuçin, ku këta dy artistë veprojnë si duet nëpër aktivitete të ndryshme dhe një kohë pas kohe i bashkangjiten shahirit Rifat Berisha, duke kënduar nëpër ahengje dhe ndeja të ndryshme nëpër Evropë. Tafil Mulaj shquhet për talentin dhe vokalin me anë të së cilave ruan traditën e pastër shiptare përmes këngës e anektodave tona që janë karakteristikë e odave tona.
DËRGOI: