TEKSTESHQIP

Tahir Drenica
Mbledhen Lulet
Lyrics

Mblidhen lulet në nji dovlet
Çu’n e thrrasin drandofillin:
- se na kemi kemi o muzaqere
Me pajtu’ me bylbylin, aman, aman!
Me pajtu’ me bylbylin.
O bylbylit n’a i vajt haberi
Ai u tret-o për hava.
- C'far faji i pata o unë i mjeri
Me m’u ndigju’ qekjo rixha, aman, aman!
Me m’u ndigju’ qekjo rixha.
Për rixha nuk e shulojke
Siq devri vjen zemani
Dynjaja na u mush mynafik
Se me gojë s’po m’flet sulltani, aman, aman
Se me gojë s’po m’flet xhihani.
Du’l germ prej romani:
- A dihet kur asht’ hana e re?
Për pa i knu 36 germa
Nuk bohet kurr mire për ne, aman, aman
Nuk bohet kurr liri për ne.

DËRGOI: