>
BIOSHQIP

(1903-1988)

Biografia
Lindi në Lamshejt të Lumës, i biri i Alisë së Osman Kolgjinit dhe Qamiles së Sadik Totës[. Mësimet fillestare i mori në vendlindje ku mësuesi i parë ishte hoxhë Mulla Ademi nga rrethinat e Shkupit.

Me të plasur Lufta Ballkanike emigron në Stamboll me familjen. Mbas gjashtë muajsh familja iu kthye, por ndejti me t'atin, që të bënte tregti, e Tahiri i vogël të studjonte[3] në shkollën "Sulltan Mahmud" ku mësoi dhe Kur'anin përmendsh e muer titullin Hafiz. Po në Stamboll e kreu edhe Medresenë e Lartë "Dar-ul Hilafet-ul Aliyye" deri më 1924 kur u suprimua nga Republika e Atatürk-ut për unjësimin e arsimit.

Më 1925-'26 shërben si mësues e kryemësues në Bicaj, 1927-'28 Lusen e pasi e kalojnë në Kukës jep dorëheqjen dhe transferohet në Tiranë. Në fund të vitit 1928 emërohet si sekretar i gjykatës së paqes në Himarë, ndërsa nga prilli i vitit 1929 emërohet si Sekretar i Gjykatës të Shkallës së Parë në Kukës. Më 1932 hodhi kandidaturën për deputet por listat manipulohen, i zhgënjyer angazhohen në një parti politike ilegale - arsye për të cilën e internuan në Porto Palermo.

Nga 1939 me propozim të Kol Bibë Mirakaj punësohet dhe vendoset në krye të bashkisë së Kukësit. Me rënjen e Mbretërisë Jugosllave më 1941 vendoset në Prizren për të ndihmuar vendosjen e administratës në gjuhën shqipe dhe merr kryesinë e bashkisë nga 15 prilli gjer në tetor për t'u kthyer mbasandej në Kukës sërish. Në nëntor takohet me klerin musliman dhe mbledh tubimin e quajtur Kongresi i Klerit Musliman në Prizren, gjë për të cilën do të raportohej nga F. Alizoti. Pas një takimi me kryeministrin që sapo u emërua, M. Krujën, ftillon situatën dhe bien në ujdi. Pas një lëvizjeje që Kruja do ndërmerrte ndaj Bajraktarit, Kolgjini i shkruan kryeministrit për t'i shpjeguar pavolitë për një lëvizje, kësodore Kruja për ta pajtuar Lumën e emëron zv/prefekt. Emërohet mandej gjatë viteve 1942-'43 prefekt përfundimtar në Gjirokastër dhe pas qeverisë Kruja dërgohet në Prishtinë ku shërbeu gjer në shtator 1943. Me hyrjen e Xhaferr Devës në kabinetin qeveritar si ministër i mbrendshëm, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, detyrë të cilën e kreu deri në gusht të 1944.

Në gusht të 1944 caktohet prefekt i Shkodrës ku shërbeu deri më 24 nëntor. La qytetin verior me Kapidanin e Mirditës, Gjon Marka Gjonin duke shkuar permes Jugosllavise në Vjenë, e prej aty me tete miq vajti në Milano e më tej në Romë. Me shumë antikomunistë vendoset në Reggio-Emilia deri në 1948. Shkon në Stamboll më 30 qershor të 1948 pas tri ditësh udhëtim në anijen "Istanbul" - qyteti ku kishte studiuar, për të kaluar pjesën e mbetur të jetës. Ndërroi jetë në Stamboll më 12 dhjetor 1988.