>
LETERSISHQIP

Pse Po Qajnë Retë?!

Boë të bardha retë
si një tufë me shqerra,
lozin nëpër qiell...
ka ardhur pranvera.

Mos vallë mbylla-syza
po na lozin retë,
q'u fshehën të gjitha
qielli ngeli... qelq?

I kërkon mamaja
në mal e mbi mal.
Ato nuk përgjigjen,
ku janë fshehur vallë?

Mami shqetësuar,
u mendua thellë,
pastaj nisi erën
t'i gjejë e t'i sjellë.

Era si bariu
fërshëlleu fiiiu!
dhe i gjeti retë
të gjitha mbi det.

Ja, ja, tek po vijnë,
bobo si janë nxirë,
sikur paskanlojtur
në shesh me qymyr.

Mami zemëruar,
u flet me qortim...
...Tundet gjithë qielli
nga një bubullimë.

Pastaj një shuplakë,
vetëtin si flakë...

Retë qajnë pa zë,
s'bëjnë ë-ë-ë
as oi oi...
Nis e bie shi.

1995