>
LETERSISHQIP

Kur Vizaton Alda E Vogël

Alda, me një laps në dorë,
fletë letre më kërkon,
pastaj shtrihet mbi divan,
vizaton e vizaton...

Vija - vija, rrathë-rrathë,
rrathë-rrathë e vija-vija,
u bë një oborr i madh,
u ndërtua dhe shtëpia.

Mbi shtëpi bëhet oxhaku,
një oxhak i gjaaatë... sa gishti,
që nxjerr tymin fjolla-fjolla
si çibuk i babagjyshit.

Pemët, lulet në oborr
Alda bukur i qëndis,
mbi dy vija, si dy shina,
e sjell trenin pranë shtëpisë.

1983