>
LETERSISHQIP

Bleta Lulet I Ka Xhan

Erdhi bleta në ballkon,
zu-zu luleve qëndron.
Qan Albana: - Mami, moj,
bleta lulet i pickoi!

- Ti, Albana, kot po qan,
bleta lulet i ka xhan.
Punon bleta ditë e natë,
që Albana të hajë mjaltë.

Thotë Albana: - Dua mjaltin,
po bletës i kam inatin!
Më pickoi një ditë mua,
m'u bë hundasa një ftua...

- Kot e shan punëtoren bletë
se fajtore je ti vetë.
Nuk i lave buzët, moj,
ndaj dhe bleta... të pickoi.
1977