>
BIOSHQIP

Tds Befasojne Me Kengen E Re

29-04-2012
Hip-hop grupi TDS ka lansuar këngën e re me klip "Mejrem", i cili vjen në mënyrë të veçantë, me frymë tjetër dhe imazh të ri.
"Mejrem" është dhe personazhi kryesor në këtë këngë, të cilën reperët nga Prishtina e kanë shfrytëzuar për të satirizuar me disa prej këngëtarëve të estradës, ku përmenden Dafina Zeqiri dhe Meda.

Për muzikën janë përkujdesur Kicco dhe Torch, teksa vidoeklipin e ka punuar Fresh Studio, një produksion i ri ky, i cili duket mjaft kualitativ duke marrë parasysh punën që ka bërë në "Mejrem".
( Telegrafi )

Tds Befasojne Me Kengen E Re