>
BIOSHQIP

Tds, Së Shpejti Lansimi I Albumit Të Ri

16-06-2013
Hip hop grupi, TDS, me anë të Dr. Mic ka konfirmuar se punët rreth albumit të ri kanë mbaruar dhe se së shpejti do të bëhet edhe lansimi i tij. Dr. Mic është shprehur për Telegrafin se albumi do t’i ketë 18 këngë, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të ndara nga albumi. “Albumi do t’i ketë 18 këngë dhe të gjitha janë këngë të padëgjuara, janë të punuara nga producentët si Kico, Torch, Str8 Fya, Ace & Joy, Lui & Danzy dhe Koral Beats”. “Albumi komplet lansohet në fund të qershorit, me një videoklip, ndërsa kënga që do ta ketë videoklipin titullohet “Hello”. Kështu do të quhet i gjithë albumi. Do të realizohen edhe dy videoklipe tjera në korrik, jashtë albumit”. “Në të njëjtën kohë jemi në përfundim të këngës së re me BabaStars të gjithë së bashku “Na Jena Bossa”. Së shpejti fillon edhe xhirimi i videoklipit të këngës”, u shpreh Dr. Mic.
(Telegrafi)

Tds, Së Shpejti Lansimi I Albumit Të Ri