>
THENIESHQIP
thealtagthealtag
2024-03-04 19:19:20
Bëje të mirën e hidhe në det. Por mos i vër grepin brënda.
thealtagthealtag
2024-01-31 20:15:17
Jeta ësht si loja me karike. Përherë dikush do mbetet pa u ulur.
thealtagthealtag
2023-11-30 09:47:06
Nuk mjafton të nxish letër. Vlera është diçka tjetër.
thealtagthealtag
2023-11-28 05:46:55
28 NËNTORI KUQ E ZI. RENDJA JOTE NËPËR NATË, KAL I ZJARRTË.
thealtagthealtag
2023-11-10 08:42:26
Kush synon majën, s'mund të ankohet për erën.
thealtagthealtag
2023-08-26 06:06:01
Është kohë e humbur të mundohesh për të prekur në sedër dikë, që sedër nuk ka.
thealtagthealtag
2023-04-10 14:07:47
Të jesh vagon a lokomotivë... Kjo ësht çështja.
thealtagthealtag
2023-03-16 10:56:49
Urrejtja nuk ndërton.
thealtagthealtag
2023-02-01 14:21:02
Njërzit e shkurtër i hedhin hapat e gjatë.
thealtagthealtag
2022-11-16 17:11:02
Të qënurit intelektual ësht kontribut, jo rutinë.
thealtagthealtag
2022-11-16 15:25:40
Nuk ësht e rëndësishme të konsumosh letër e bojë. E rëndesishme është të japësh vlera.
thealtagthealtag
2022-11-15 12:02:28
Lisat madhështorë nuk mund të mendohen pa pyllin që i rrit.
thealtagthealtag
2022-11-05 11:07:28
Mendimi është forcë! Ai mposhti jo vetëm përsosmërinë e muskujve, por dhe tërheqjen gravitacionale.
thealtagthealtag
2022-11-03 18:21:42
Mendimi lind si syth, çel si konxhe e piqet si frut.
thealtagthealtag
2022-10-28 19:02:36
Ka njerëz që nuk e vrasin mëndjen për arësyen se përse ti i kundërshton, është vet akti i kundërshtimit, i papranushëm për ta.
thealtagthealtag
2022-10-26 15:11:01
Përse lumturia është kaq e çmuar? Sepse është po kaq e rallë.
thealtagthealtag
2022-10-23 09:35:41
Je patriot kur bën atë që di të bësh më mirë. Nëse je bujk, bëhu i pari i bujqve; Nëse je blegtor bëhu i pari i blegtorëve; Nëse je intelektual, bëhu i pari i tyre. Sepse një popull që zë vendin e parë, nuk pranon kurrë të bëhet i dytë.
thealtagthealtag
2022-10-19 10:34:35
Ti nuk je pasagjeri i vetëm, ndaj treni i kohës nuk të pret.
thealtagthealtag
2022-10-19 10:33:48
Vitet që lëm pas, ashtu si bishti i një komete, rriten e rriten... E ato që na mbeten, veç treten...
thealtagthealtag
2022-10-14 20:17:58
Koha është një hije, që të ndjek edhe në erësirë.
{{ page + 1 }}/{{ pages }}