>
LETERSISHQIP

Nostalgji

Ësht e çuditëshme se si shpesh i marim për të « vërteta absolute «  disa histori a mendime, të cilat na thuhen në moshë të njomë, nga njerëz që i kemi të afërt, e tek të cilët kemi besim të plotë.Këto « të vërteta «  normalisht  largohen bashkë me fëmijërinë.Shum më vonë, kur në moshe të pjekur kthejmë me nostalgji vështrimin në keto kujtime të largëta të fëminisë, qeshim me këtë çiltërsi a naivitet fëminor.E tillë është edhe historia që kam ndërmënd tu tregoj.
-Kur isha i vogël babai më tregonte pralla…
-Ah, ç’na the, do të buzëqeshnit ju, pse ne ç’far na tregonte?
-Natyrisht që u tregonte edhe ju, por babai im, të gjithë heronjve (pozitivë)të prallave u vinte emrin tim.!!!Dhe ç’ështe më e bukura, unë i besoja me gjith mend, me gjithë forcën e shpirtit doja të thoja.
Isha në atë moshë, kur as ndërmend nuk e çoja, se babagjyshi që na sillte dhuratat e Vitit të ri,
nuk ekzistonte, pra ne klasë të parë a të dytë.Kur je në klasë të tretë, e kur bëhet fjalë për një temë te tillë, ty të bëjne të mendohesh disa vështrime të çuditëshme, apo pëshperima të dyshimta midis vëllait e motrës më të madhe (asnjëherë të prindërve).Gjat pushimeve të verës, këto vështrime dhe peshpërima të flasin aq qartë, e janë aq direkte, sa ti më në fund e kupton të vërtetën e « hidhur « që aq dhunshëm të zgjon prej ëndrës fëminore, e të degdis drejt gjykimit të ftohtë e praktik të njerëzve të piekur.
Por le të vazhdojmë me historinë tonë…..
Në atë kohë nuk kishte Tv, as kompjutera e as lojra elektronike.
Dilnim në rugë, i thrisnim njëri tjetrit, e shkonim të luanim futboll në ndonjë rugicë, a kopësht të lënë djerrë.
Kur lodheshim apo kur errej, e shpesh bëheshin të dyja arsyet bashkë, mblidheshim në ndonjë obor aty pranë e këndonim së bashku këngë që na pelqenin.Shpesh tregonim histori të ndryshme e pralla.Pikërisht këtu më ndodhi e papritura.Një shoku ynë filloi të tregonte nje prallë nga të 1001netëve, mirëpo për çudi edhe ai vendoste emrin e tij në vënd emrit të heroit të tregimit, njëlloj sikur i jati i tij të kishte dëgjuar babanë tim kur më tregonte pralla.Pra ishte ai që e kishte zbuluar shpellën e 40 hajdutëve, dhe jo unë, po ai e kishte hapur shpellën magjike, me atë shprehjen aq të dashur për mua « Suzam hapu « dhe e kishte shpënë në shtëpinë e tij gjith atë far pasurie.Më në fund ishte ai që u a hodhi në vesh
vain e nxehtë hajdutëve të fshehur nëpër nëpër kacekët e vait, por që më shumë se hajdutët më përvëloi mua.Mirëpo sapo mbaroi prallën e 40 hajdutëve, ai vazhdoi me prallën e Qilimit fluturus sikur të ishte e njëjta prallë.
.-Ah, ndal, deri këtu, mos vazhdo më tej, i thash une në kulmin e zemërimit, shpellën me gjith florinjtë ti kam falur, por as mos e mendo të hypësh në qilimin fluturus.E mirni me mend besoj shprehjen e fytyrës sime në ato çaste.Por atij as që i mbushej mendja.
-Jo vetëm që e zbulova shpellën e 40 hajdutëve, më thoshte ai, por unë shetita edhe mbi qylymin fluturus jam krejt i sigurt për këtë, hajde të pyesësh babanë tim në se dyshon.Por ndërkaq unë kërkoja akoma më me ngulm që të pyesnim tim ate.Kushedi si do të kishte marë kjo punë po mos të dëgjonim zërin e nënave që na thërisnin :
-Po hajdeni mor të uruar çu bëtë, ngelët rugëve nuk u mjaftoi dita?
Ësht e pa mundur të mos i bindesh kësaj « formule « magjike me të cilën të gjitha nënat mbledhin fëmijët reth vatrës.

DËRGOI: