Thënie nga Teki Çarçani

DËRGO NJË THENIE

Thënie nga Teki Çarçani

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2022-09-24 19:03:13
    Liria nuk ta sjell gjahun në strofull.
     aforizma
  • 2022-09-25 17:25:29
    Nuk është përherë efektive të fshihesh nen armurën e Akilit.(Kur je Patrokli)
     aforizma
  • 2022-09-26 10:29:03
    Je hero, kur sakrifikon veten për idetë e tua. Je kriminel kur sakrifikon të tjerët.
     aforizma
  • 2022-09-27 22:53:19
    Transparenca ështe joshëse, fshehtësia magjike.
     aforizma
  • 2022-09-28 13:57:25
    Çudi! Hëna na mjafton të gjithëve, por jo Toka.
     aforizma
  • 2022-09-28 13:56:07
    Kjo kënaqsia qënka e çuditëshme... Kam parë njerëz, që më kënaqsi e pasion prodhojnë pjata. Por kam parë të tjerë, që më kënaqsi akoma më të madhe, i thyejnë ato.
     aforizma
  • 2022-09-29 07:32:17
    Shpesh njerëzit ankohen, që pavarësisht se kanë edhe anë të mira, u përmendin vetëm të metat. Kështu ndodh edhe me gomat e një makine. Kur udhëtimi përfundon me sukses, as që na vete mëndja për to, por mos ndodhtë të na çfryet ndonjëra rugës, se mjer ajo ç'të shara merr prej nesh.
     aforizma
  • 2022-09-29 12:29:13
    Kur hidhet baltë, duhen parë duart, jo fytyrat.
     aforizma
  • 2022-09-29 14:03:43
    Është gati e pamundur të prezantosh, por fare e lehtë të prezantohesh.
     aforizma
  • 2022-09-29 17:26:11
    Dija e godet të keqen, injoranca njeriun.
     aforizma
  • 2022-09-29 17:27:09
    Ke zgjedhur të bëhesh poet? Sa gabim... Poetët vdesin të rinj, miku im.
     aforizma
  • 2022-10-02 13:28:16
    Rrënjët luftojnë, degët festojnë.
     aforizma
  • 2022-10-02 08:28:32
    Që nga momenti që evolucioni solli mendimin, evolucioni ndodh në mendim.
     aforizma
  • 2022-10-02 11:34:44
    Evolucioni shkon drejt diversitetit, mendimi gjithashtu si krijesë e tij. Ndaj frenim i diversitetit (në mendim) është frenim i vetë mendimit.
     aforizma
  • 2022-10-03 12:55:20
    Mjaft u ngrohe në zjarrin që të tjerë e kan ndezur. Ndiz edhe ti zjarrin tënd të vogël.
     aforizma
  • 2022-10-04 19:12:17
    Të të dëgjojnë, është më e rëndësishme se sa të flasësh.
     aforizma
  • 2022-10-04 19:12:39
    Kryeveprat e krijuara në gjuhët e vdekura, nuk janë të vdekura.
     aforizma
  • 2022-10-03 19:04:11
    Kur lexon një libër, është si të zhytesh në det... Nuk e bën për të matur përqindjen e kripës.
     aforizma
  • 2022-10-06 14:34:04
    Nuk kam ardhur në këtë jetë të jem kopje e dikujt.
     aforizma
  • 2022-10-06 09:57:41
    Interesi i përgjithshëm është bashkim interesash, e jo mohim i interesit personal.
     aforizma