>
BIOSHQIP
Biografia
Tempulli-G është formuar qysh nga viti 1991 por me emrin FRESH ENEMY (Armiku i freskët) në krye me Reperin e njoftur Arben Mustafa (emri artistik Dr.B) ku filloj së pari të mirret me vallëzime ku hapat e parë bëri me dy Reperet Latino-Amerikan Alex dhe Clevero dhe Dj-in Zvicerano-Italian Dj-Machina (grupi HAVANA) ku edhe u prezentua në shumë Hip-Hop Party`s dhe gara për MC-Contest ku edhe u prit shumë mirë nga publiku i huaj. Dr.B për pos kësaj filloj  të bashkëpunoj edhe me vallëtar/e profesional siq jan Eddy,J.P dhe Six-Fold ku moren pjes në shum koncerte te mëdha në Zvicër. Pastaj pas një periudhe të shkurtër  vendosi që të mer edhe disa të rinjë nga qyteti i Bazeli(qytet ky në Zvicër) për të cilët bëri edhe shumë Koreografi me të cilat më vonë u prezentuan edhe në skenën shqiptare.Disa prej tyre u prezentuan  si vallëtar edhe në skenën Internacionale si p.sh: REGENBOGEN PARTY në Gjermani ku morën pjesë shumë arist të estradës Internacionale(The Finest, Dj-Bobo, Down Law etj) ndërsa  në Zvicër vallëzuan edhe për yjet e këtijë shteti siq janë Daniela Bauman,Soul Affare etj.Në vitin 1995 po ky grup u emrua me emrin TEMPULLI-G ku erdhën edhe dy të tjer siq jan Sokol Shillova (emri artistik Mc Sokol) dhe Adrian Mjaku. Në Albumin e parë vendosën të bashkëpunojnë me këngëtarët Enis Potoku (i huazuar nga grupi i mirënjohur Rock PURGATORI), me NZA Smith, Eddy,J.P dhe grupin vallëtar SIX-FOLD me të cilin grup në vitin 2001 ishin edhe në Turne në KOSOVË.

TEMPULLI-G tash është shumë i mirënjohur dhe shumë i mirëpritur në Botën Shqipëtare. Pas suksesit të madh me hitet "E humba" dhe "Stay together" nga Albumi i parë kanë ardhur deri te përfundimi i Albumit të dytë, i cili Album është komponuar dhe inqizuar në studion Q-Lab (ku edhe kënga e Eurovizionit qe prezentoj Shqipëria për herë të parë, aty është përgaditur) dhe është punuar me Artistët pothuajse më të njohurit në Zvicërr siq jan ex back vokalisti i POP këngëtarit të madh DAVID BOWIE është ky TOM JACKSON, pastaj Dj-i më i shquar në Zvicërr për HIP-HOP dhe R`n`B  Dj-ACE i cili ka bashkëpunuar edhe me Dj-in e njohur nga NEW YORKU TONI-TOUCH, reperi Zvicran BLACK-TIGER, grupi Gjerman AUSSENSEITHA dhe poashtu këngëtarja nga New-Yorku NZA SMITH.

Në vitin 2003, Tempulli G publikojnë albumin "Ne Jemi Ketu".
KATEGORI: