>
LETERSISHQIP

Zgjohu Rini!

A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.

Më shumë nga Teodor Keko