TEKSTESHQIP

Teson
Lapraks
Lyrics

Jeta ime episod,full me ngjarje
Tip og s`dal nga rrethina mu m`gjen vetem n`lagje
Cdo bllok ka trotuar ,alkol rab me shoki
I verteti qe ta kthen respektin,reciprok
Tip i qet,s`reagoj edhe kur femrat shofin shtremt
Tu tymos lagjet me cunat mushkrinjt jan enjt
Nuk na ndjen qe shumica shohin vetem interesin
Ne te drejt se drejtza,do te mbesim
Bohet fjal per burrni e jo mendjelehtesi
S`merrem me shoqe se si ajo shenderrohesh dhe ti
Jo se s`mundem ti boj por ky na qenka thelbi
S`po du me ndjek hapat qe ka ec ma i vjetri
Se krejt e lavderojne dun me qon si ai
S`majftojne 8 vite Old school po synojme per risi
Te pakten duartrokit nuk po te them me m`uru
Stil urban edhe pse askush ndime s`mka ofru
Lapraksterdam grafitet qe ne mure lam
Kudo na than qe lagja jon qenka me nam
Ke gjithcka c`ka ty,qe te nevojitet
Kalo sa her knej,kur ne mendje te kaplitet
Kto rrugica me kujtojne histori me polica
Thug life vesh gjon edhe floket me rrica
Me mjaftojne keta shok, me qen i sinqert
Mu do m`gjeni prape ktu,te kem fitu popullaritet
Cdo rrugic e di permendsh,nuk eci me sy hap
Vras mendjen cdo nate se si vetem me kap
Mos t`shof mo n`terr po te eci ne drit
S`t jem kush shkas si i ka bo te duket si mit
Prap s`jam merzit me ftyrat qe po i shof cdo dit
Do eci prape n`kto rrug edhe kur dicka te kem arrit
Se kjo t`bon real,e nuk t`len me ra posht
Respektin ma t`madh kur ti ma thu nji fjal t`ngroht
Se edhe e folmja eshte bo me lek,a thu se sa ka shku kilja
Edhe pse kam pas qellim,kembet me shume se jorgani ti shtrija
I njejt kam qen dhe do jem se cuna tamam n`krah do kem
Qe bojm per njeri tjetrin edhe kurr n`balt nuk e lejme
Parja,nuk ka hy n`mes se xhepat perher te barabart
Dokument me fakt fiks me muj,me dit,me dat
Per fjal vdiqen ama fjal akoma po rron
Sa ikin e sa vijne prape i njejt mbetet ky TESON
Jetoj si legjend e do vdes ne rrug si ushtar
Lavdi deshmorit rrugac le t`shkruhet mbi lapidar
Kam bo betim qe do qendroj besnik deri sa t`jem gjall
Krenar qe lapraksave nder vite si kan bo ball
Ultras Guerrils zone,Rrespekt per gjem Partizon
Me von dinjitetin ne vend gjithcka kam dhon
N ` C edhe L knej nga ne dridhet vetem F
Per te shuar zera qe thon ju skeni gje

DËRGOI: