TEKSTESHQIP

Teson
Skllavi Pasionit Tim
Lyrics
(Feat. Lucropath)

Teson:

Zot ma bo hallall për mëkatet që kam bër
T'lutem bëje her të fundit në sprov mos më vër
Mbama mëndjen e qetë, më ler të qëndroj vetë
u bo koh tu pa botën n'këndvështrimin e tretë
po i qëndroj besnik ktyre principeve t'mija
probleme shum sa kam fillu me hy nga çatia
nuk ka ekuacion që zgjidh në ktë udhëkryq
po sillem mirë sepse dhash llogari në gjyq
me shiko në sy jam më simpatik seç dukem
sështë objektivi im që në flirtime t'futem
kom synime që për 8 vjet i nxorra n'sipërfaqe
rrug e gjat dhe nuk ka dit që nuk kom shkru vargje
sa projekte kam kriju që kurr si kom këndu
ishin ushtrime më t'bukra se kto që jan publiku
kom investu lekët e gjakut jam skallv i pasionit tim
pasioni këtij rrugaçi do mbetet si tregim.

Lucropath: Ref

Smund ti harrosh lehtë momentet
Sakrificat ndaj rrugës që më pëlqente
Mora drejtimin drejt saj
jetoj drejt saj
me djersën e ballit akoma e laj x2

Teson:

Gjithmon druhem se mendoj veprimin që vjen pas
prandaj nuk kam marr shkas që ti flas ligësin kom pas
e di të kuptoj se historin s'ta tregova un
ata që mëkatet shumun mendun se posht më vun
shfrytëzuan rastin, por folën më shumë seç duhet
në mëndjen time imazhi ruhet nga zemra nuk shuhet
e lash qetësi si kushtoj rëndësi kujtoj në vetmi
karrigen do ma zej 1 e do lexoj aty mos rri
sepse dikur ne te njejtin vend ish ul 1 burrë
si ai djem svin kurr pati me ça me u mburr
thjeshtësi, modesti, stili si me qon don billi
100% really e pi edhe se mos nuk e feel-i
taksirati mpati kur asgjo nuk ishte gati
të them mati dashuria peshon më shumë se inati
ça mundet let mu harru ka qen vështir me dasht
kujtimin e vrazht të kujtoj sa her që e ndez jasht

Lucropath: Ref

Smund ti harrosh lehtë momentet
Sakrificat ndaj rrugës që më pëlqente
Mora drejtimin drejt saj
jetoj drejt saj
me djersën e ballit akoma e laj x2

Teson:

1 hap para ne mendime nuk pres vlersime
çdo gjo që kom bo deri m'sot ka qen fal mendjes time
fal situatave të ndryshme, hesape t'pa kthyshme
do vi 1 dit që do kërkosh ëngjëllin e vyshëm
remember, come bak was gone around
check my sound po knoj per ty undergorund
t'lej inpakt dersa ndjejat t'japin infrakt
s'meritove djalin e sakt besoje kët fakt
si po vin gjonat nuk gjej forcën mi përballu
jom tu shkallu se s'kom dit me u ballafaqu
do e marrësh atë që kërkon vonon ky teson
të ardhmen si të shkuarën bon po planifikon
mbajeni mend dhe fiksojeni mir do befasoheni
jo më kot me vrull ne po rebelohemi
festoj 1 dekad që shkollës i kapa çdo grad
jom i lart në dekoratë bashk me kët fat

Lucropath: Ref

Smund ti harrosh lehtë momentet
Sakrificat ndaj rrugës që më pëlqente
Mora drejtimin drejt saj
jetoj drejt saj
me djersën e ballit akoma e laj x2

Teson:
kam kalu çdo penges po ashtu edhe ves
në mëndje të mbes nëse bohet fjalë për bes
asgjë smë ndalon të jem ai që dua të jem
mjafton si çdo her tepër besim të kem
le të bohet më mir thjesht nuk jom tu e prit
nga dhoma rrëfimit ditarin po shkruaj në beat
shok kam pa shum gjona që zgjodha vet mi pa
nuk ndaloj derisa t'shoh që tjetrin t'tjet ça
urt e but se peni ësht dora atij që e kput
si robin hood rri n'hood me hajdut
plaçiktje apo grabitje dosja në ngjitje
ndaj dozës për fikje tu mendu arritje
asniher s'ki me kuptu pse kom reflektu
jom tu i thon të gjitha para se me shku
episodi do maroj do vij eksodi
le të jetë ankimi fundit në ktë melodi!

Lucropath: Ref

Smund ti harrosh lehtë momentet
Sakrificat ndaj rrugës që më pëlqente
Mora drejtimin drejt saj
jetoj drejt saj
me djersën e ballit akoma e laj x2

DËRGOI: