>
BIOSHQIP

Teuta Kurti Nuk Fiton Nga Muzika, Por Nga...

20-05-2015
Këngëtarja Teuta Kurti ka deklauruar gjithmonë para mediave se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të këndojnë në "koncerte" siç i quajnë estrada jonë, pasi ajo mendon se këngëtarët tanë nuk mbajnë koncerte por mbrëmje muzikore.

Teuta ka thënë se nuk preferon që të këndojë play back nëpër disko të ndryshme apo të zhvishet verës nëpër pishina, profesioni i saj si profesoreshë e muzikës i mjaft asaj që të ketë një jetë të mirë.

Së fudmi Teuta ka qenë e pranishme në Top Fest 12 me këngën "Mekat" e punuar me muzikë nga Kledi Bahiti & me tekst nga Olti Curri, dhe do të performojë në natën finale me datë 31 maj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Sipas disa burimeve në meda, flitet se këngëtarja po merret edhe me make up duke grimuar disa vajza me pagesë, mirëpo nuk ka asgjë konkrete nga ana e Teutës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Teuta Kurti Nuk Fiton Nga Muzika, Por Nga...