>
BIOSHQIP

Plaçkitet Këngëtarja Teuta Selimi

17-10-2014
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se sot në mëngjes është raportuar nga stacioni Jugu në Prishtinë, për një vjedhje të rëndë në Veterrnik.
Ahmeti ka konfirmuar se vjedhja e rëndë ka ndodhur në orën 8:10 të mëngjesit, ndërsa kanë thënë që ende nuk ka të dyshuar, ndërkohë hetimet po vazhdojnë.

.................................................................................

Sot në orët e hershme të mëngjesit, është plaçkitur shtëpia e këngëtares Teuta Selimi.
Dyshohet se këngëtares Teuta Selimi i janë plaçkitur një shumë e konsiderueshme e parave.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e saj e cila gjendet në Veterrnik të Prishtinës.
Indeksonline ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmetin, por ende nuk kemi marrë informata në detaje për rastin e zhvilluar në shtëpinë e këngëtares.
(Indeksonline)

Plaçkitet Këngëtarja Teuta Selimi