>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet Eglantina Bushkashi, me origjinë nga Burreli, por që jeton në Tiranë, e të gjithë ndjekësit e saj dhe artistët dhe miqtë e njohin si Tina me zërin e ëmbël. Tina tashmë po mendon të investojë më shumë për karrierën e saj, jo vetëm duke kënduar “live”, por edhe duke qenë e pranishmë në media.

Më datë 12 Prill 2013, Tina publikon videoklipin "Ti E Di", muzika e te cilit u punua mjaft bukur nga producenti Elgit Doda, ndërsa klipi është pritur dhe komentuar shumë mirë nga të gjithë. Vetë artistja është e kënaqur me atë material siç na tregon, një këngë që u dëgjua dhe u komentua edhe nga të huajt.