>
BIOSHQIP

Tingulli 3Nt: Po T'shoh Përmas, Mas Ni Kohe T’gjatë

14-04-2013
Bosi i Babastars, Getoar Selimi, ka konfirmuar se së shpejti ai dhe Big Xik do të lansojnë një këngë të re, që sipas tyre do të jetë një super hit.
Geti ka dominuar skenën e hip hopit shqiptar së fundmi me ‘labelin’ e tij Babastars dhe tani ka vendosur të kthehet bashk me Agonin si Tingulli i 3nt.



“Po t’shoh përmas, mas ni kohe t’gjatë”, ka shkruar Geti në Twitter, duke aluduar se kënga e re do të titullohet “Po t’shoh Përmas”.

Geti së fundmi e instaloi primatin e tij në skenën e hip hopit shqiptar, mem dy superhitet “N’Prishtinë” dhe “Vetum A Pom Han”, ndërsa pritet të shihet imapkti që do të ketë kënga e re me Big Xik.
(Telegrafi)

Tingulli 3Nt: Po T'shoh Përmas, Mas Ni Kohe T’gjatë