>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Jasha” Nga Tingulli 3nt

14-06-2014
Rep-grupi Tingulli i 3nt, pas paralajmërimit për një këngë të re, ata e mbajtën premtimin dhe publikohet videoklipi i këngës “Jasha”.



Kënga me muzikë të Kico&Torch është e bazuar në ritme orientale. Getoar Selimi ka shkruar tekstin, i cili në refren mes tjerash thotë: “Ghetto Geasy n'harem me 30 vasha, kur m'sheh veç thuj mashalla...”.



Entermedia ka realizuar klipin që po ashtu i përshtatet melodisë dhe e shfaq “Getin në harem me shumë femra”. Kënga pritet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.



(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Jasha” Nga Tingulli 3nt