TEKSTESHQIP

Tonic
Dy Buze Te Kuqe
Lyrics

Dy buzë të kuqe,
dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
andjet m'i trazuan,
zemrën ma tërbuan,
trurin ma helmuan
e në fund u mërguan...
Refreni: Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
Ishin shenja të dhimbjes,
kur më zu dashuria.
Oh!
Dy buzë të kuqe,
dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
andjet m'i trazuan,
zemrën ma tërbuan,
trurin ma helmuan
e në fund u mërguan...
Refreni: Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
Ishin shenja të dhimbjes,
kur më zu dashuria.
Oh!
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
Ishin shenja të dhimbjes,
kur më zu dashuria.

Teksti i adaptuar nga poezia "Dy buzë", nga Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla)

DËRGOI: