>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i saj i plotë është Fitore Berisha, por është bërë e njohur si Tori. Kjo është vajza bukuroshe nga Prishtina, e cila mund të konsiderohet pa frikë si një ndër yjet e rinj që po lindin në muzikën shqiptare.

Në Maj 2015, Tori merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "M'duhesh Ti".

Më datë 7 Nëntor 2015, Tori publikon videoklipin "Apet". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Mozzik, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss.

Më datë 14 Prill 2016, Tori publikon videoklipin "S'du". Muzika e këngës u punua nga Kico N Torch, teksti u shkrua nga BimBimma. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Tori merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.

Më datë 26 Shtator 2016, Tori publikon videoklipin "Ma Shpejt". Edhe per kete projekt, teksti u shkrua nga BimBima.

Më datë 8 Prill 2017, Tori publikon videoklipin "Eja", në bashkëpunim me Elinel. Teksti u shkrua nga Elinel.

Më datë 18 Tetor 2017, Tori publikon videoklipin "Melodi". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Yll Limani.