>
BIOSHQIP
Biografia
ENGLISH:
Tringa transitions into the pop scene with the debut of her self-titled EP after 15 years of singing and acting on stage across Canada and around the world. She brings depth and passion to her music, which captures the three-dimensional, raw human experience. Tringa was born in Gjilan, Kosovo to artist/musician parents. In 1999, at 8-years-old, Tringa and her family fled war-torn Kosovo and came to Halifax, Nova Scotia as refugees. Tringa quickly learned English and became an active member of the east-coast music, arts and culture scene as an award-winning vocalist and theatre artist. Her work garnered her a number of scholarships and she had the opportunity to study at top performing arts schools in Canada and in New York. As a solo artist, she has performed at events, benefits and award functions in Canada, the United States and in Europe. Tringa has been featured by numerous media outlets including CTV News and CBC National as a singer that is “going places” and on international television singing in her native tongue.

SHQIP:
Një talente tjetër shqiptare tashmë është në hapat e një ylli në Kanada. Tringa Rexhepi, nga Gjilani, ka disa vjet që jeton në Kanada, vendi i cili hapi dyert për këngëtaren dhe familjen e saj pas luftës së fundit në Kosovë. Deri tani ajo ka marrë pjesë në shumë shfaqje teatrale dhe shumë projekte të tjera që lidhen me artin. Mediat kanadeze i kanë dhënë hapësirë, duke e promovuar këngëtaren shqiptare, e që e kanë quajtur Hirushe. Tringa Rexhepi e rritur në një familje artistësh, ka studiuar muzikën për teatër, ka kënduar edhe me këngëtarë të njohur, si Keshia Chante, Jackie Richardson e Josh Groban. Në një intervistë për mediat në Kanada, këngëtarja është shprehur se planet e saj janë të ndjehet e kënaqur me kualitetin e muzikës që e krijoi. “Nuk jam këngëtare ose aktore për famë. Dua t’u jap dëgjuesve momente të ndjehen se jam duke i shkruar mendimet dhe ndjenjat e tyre në tema të ndryshme. Besoj që nëse bën diçka me zemër dhe punon shumë, fati të vjen më lehtë dhe pastaj rriten shanset të bësh “boom”, është shprehur ajo. Tringa Rexhepi është prezantuar edhe si aktore, e cila deri tani ka luajtur në disa shfaqje dhe seri në Kanada. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se aktron në teatër, në film/TV, dhe është regjisore e teatrit. Jep mësim në shkolla të aktrimit dhe këndimit të Torontos.

“Go” ishte kënga, që Tringa Rexhepi debutoi në skenën muzikore kanadeze. Me këtë këngë ajo u prezantua edhe në skenën prestigjioze të Torontos, në kuadër të “Miss Globe 2015”, ku performoi live, transmeton Express i KTV-së. Vokali i saj të sjellë ndërmend nuanca nga Celine, Christina, Kelly e Leona, ndërsa kënga “Go” është një baladë e përkryer pop, e cila me promovimin e duhur do të ishte e preferuara e çdo radioje. Kjo ishte kënga që edhe e bëri të njohur këngëtaren shqiptare.

Më pas ka publikuar single-in e radhës, i cili e sjell atë si kantautore. “Full time” titullohet kënga e publikuar në versionin audio. Teksti dhe muzika është bërë nga vetë këngëtarja, kurse orkestrimi nga Sydnej Galbraith nga “Desert Fish Studios” në Toronto.

Më datë 10 Korrik 2017, Tringa Rexhepi publikon videoklipin "Pa Ty". Muzika e këngës u punua nga vetë Tringa Rexhepi, teksti u shkrua nga vetë Tringa Rexhepi.