>
BIOSHQIP

“Troja”, Së Shpejti Me Album Të Ri

19-10-2015
Njëra ndër grupet më të kërkuar në Kosovë të muzikës rock, mesa duket janë duke përgatitur një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore.

Fjala është për grupin Troja të cilët ka një kohë të gjatë që nuk janë parë me ndonjë projekt të ri në skenën muzikore.

Përmes një njoftimi në Facebook, ata kanë lëshuar një lajmërim për pjesëmarrjen e tyre me datë 28 nëntor në një koncert në Zurich të Zvicrës, raporton Indeksonline.

Ndërsa që kanë paralajmëruar që së shpejti do të lansojnë edhe albumin e tyre të ri për të cilin nuk janë bërë me dije më shumë informata.
(Indeksonline)

“Troja”, Së Shpejti Me Album Të Ri