Troja

Troja, Koncert I Veçantë Në Gërmi

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[22-07-2012]
Rock grupi shqiptar, Troja, ka mbajtur me sukses koncertin në pishinën e Gërmisë, ku të pranishëm ishin mbi një mijë fansa.
Troja, që llogaritet rock grupi shqip më i mirë aktiv, ka performuar këngët legjendare që nga fillimi i karrierës e duke përfunduar dhe me hitet e fundit.

Por, e veçanta e këtij koncerti ishte që kjo ishte hera e fundit që fansat kanë mundur ta dëgjojnë grupin me këngët e vjetra, pasi me lansimin e albumit të ri, Troja pritet të paraqitet me këngë të reja nëpër koncerte. Këtë e konfirmoi vokalisti Bujar Berisha gjatë interpretimit të tij në Gërmi, ku mbretëroi atmosferë e këndshme.

Troja pritet që të lansojë albumin e ri në tetor të këtij viti.
 (Telegrafi)

Troja, Koncert I Veçantë Në Gërmi


Komente 0