>
BIOSHQIP

Troja, 3 Vite Pune Për Albumin E Ri

16-01-2014
Rok grupi i njohur kosovar Troja ka paralajmëruar që gjatë muajit shkurt do të dalin me albumin e tyre më të ri. Bujar Berisha, frontman i këtij grupi i tha Expressit se në këtë album ata kanë punuar tri vite.

Rok Grupi “Troja” i ka nxehur telat e kitarës përsëri dhe gjithçka do të jetë gati për një album të tyre të ri në muajin shkurt.

Bujar Berisha, frontman i grupit, tha se tashmë përgatitjet për albumin janë bërë dhe se gjithçka do të jetë gati në muajin shkurt të këtij viti.

“Kemi punuar shumë në këtë album, diku tri vjet. Kësmet do ta kryejmë, mendojmë duku ka mesi i shkurtit”, ka thënë ai.

Albumi i “Trojës” pritet që të këtë 9 deri në 10 këngë.

“Në të është ‘Mbretëresha Kohë’, e cila është edhe si single i albumit, ndërkaq këngët e tjera janë këngë që nuk janë dëgjuar më parë për publikun e Kosovës”.



Sipas Bujarit, në album nuk ka ndonjë devijim nga stili i grupit, pra këngët janë të njëjtat sikurse kanë qenë edhe më parë.

“Nuk ka ndonjë këngë jashtë konceptit të Trojës, pra një lloj tjetër të stilit. Ka këngë që janë të lehta dhe ka këngë që janë të rënda, por janë stili i joni”.

Por, a do të bëjnë Troja ndonjë turne koncertesh nëpër Kosovë pas albumit?

“Normal që pas çdo albumi vjen një turne, por ne nuk kemi planifikuar ende se kur do ta mbajmë atë. Mund të them se jemi ende në fazën e kërkimit të sponsorëve dhe do ta bëjmë koncerte pas realizimit të albumit”.

Troja, është njëri prej rok bendeve më të mira të Kosovës. Deri me tani ata kanë bërë hite që janë shndërruar në një himn për publikun kosovarë. Këngët si “Ameneti i Cloënit” janë klikuar më mijëra herë në youtube.com, përderisa ata janë grupi i vetëm që kanë mbajtur koncerte “live” në krejt qytetet e mëdha të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Anëtarë të “Trojës” janë: Bujar Berisha, Florent Bajrami, Agron Ejupi dhe Violand Shabani.
(Express)

Troja, 3 Vite Pune Për Albumin E Ri