Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tyran Spahiu: “Poezitë Reflektojnë Kohën Kur Janë Shkruar”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  29
[14-03-2015]
Duke nisur nga "Dita e Verës" që festohet në mbarë Shqiperinë, TeksteShqip dëshiron t'ju sjellë më afër poetë të ndryshëm shqiptarë me intervista ekskluzive për TeksteShqip.com. Në intervistën tonë të parë do bashkëbisedojmë me poetin nga Prizreni i lashtë, Prof. Tyran Prizren Spahiu.

TeksteShqip: Z. Tyran, do të donim të na prezantoni punën e juaj?

Tyran Prizren Spahiu: Më lejoni të përshëndes Redaksinë e PoeziShqip në TeksteShqip.com, poashtu edhe të ju përgëzoj për punën e juaj...
Kam të shkruar katër vargje poetike e para është menjëherë për kohën pas luftës titullohet
1. Vargje Poetike I-1999+,
2. Vargje poetike II ..Jeta Është Dhunti
3. Vargje Poetike III..Mbaje Ëndrrat Gjallë
4. Vargje Poetike IV..Poezia buron Nga Zëri I Brendshëm
5. Learn Your Dream Language – Mëso Gjuhën e Ëndrrave që përmbledh në veti Gramatikën e Gjuhës Angleze dhe Fjalorthin Vizual.
Në përgaditje është Jetëshkrimi Burimor, pastaj Vargje Poetike V. Pesë Shtylla dhe përkthimi në gjuhën angleze të vargjeve Poetike I -1999+.



TeksteShqip: Si filloni të shkruani një poezi?

Tyran Prizren Spahiu: Nga brendia rrjedhin fjalët, idetë, pastaj e shikjoj poezinë dhe them "kush ka shkruar këtë".

TeksteShqip: A kanë poezitë e juaja karakter këshillë apo vetëm kreativitet?

Tyran Prizren Spahiu: Tentoj me çdo kusht të shprehi rrethanat, kushtet, ndodhitë, të kohës aktuale, ashtu që pas një periudhe kohore ato të reflektojnë kohën kur janë shkruar.

TeksteShqip: Çfarë do të thotë "poet" në kohën kur leximi në mbarë botën është në trenin me avull?

Tyran Prizren Spahiu: Ballafaqohem me probleme të shumta sidomos në sferën e botimit, janë të pakët ata që sponzorizojnë botimet. Në Shqipëri keni shumë më tepër lexues, ndërsa në Kosovë është e kundërta ka pak të dashuruar në poezi!



TeksteShqip: Çfarë jeni duke u përpjekur me artin tuaj?

Tyran Prizren Spahiu: Sikurse thashë të reflektojë kohën, vuajtjet, peripetit, natyrisht edhe pjesa më sublime e jetës, dashurinë, bukurinë, Falemnderim ndaj Krijuesit tone…

TeksteShqip: Cilët poet ju vazhdimisht lexoni?

Tyran Prizren Spahiu: Poetët Shqiptarë janë Ikona e poezisë, nuk do doja të anashkalojë asnjerin prej tyre por Naim Frashëri, De Rada, Camaj në çdo moment të lirë lexoj dhe përsëri lexoj, sa i perket atyre ndërkombëtar Bajroni, Jesenjin, Azra Pound…

TeksteShqip: Çfarë jeni duke lexuar tani?

Tyran Prizren Spahiu: Ribotimin Faik Konica ALBANIA VOL. B MAJ-DHJETOR 1898.



TeksteShqip: A duhet njeriu të ket përgatitje shkollore superiore për të u bërë poet?

Tyran Prizren Spahiu: Natyrisht JO, por duhet pasur shumë kujdes dhe të këshillohet me poetët e penës dhe të merr do këshilla të nevojshme.

TeksteShqip: Në çfarë rrethanash do të lejonit një poezi sipas mendimit të juaj jo aq të suksesshëm?

Tyran Prizren Spahiu: Çdo poezi e ka vendin e vet të respektuar, KURRË nuk do ndaja në ate të suksesshëm dhe më pak të suksesshëm .

TeksteShqip: Dhe në fund çfarë mendoni për organizim e mbrëmjeve poetike/tradicionale në qytetin e Lidhjes, Prizren?

Tyran Prizren Spahiu: Është dëshira e ime e kahmotshme, që nga koha kur më janë zhdukur poezitë dhe drama në dy akte. Ashtu pra ato u zhdukën në mbrëmjen e vonshme në qendrën studentore në Prishtinë. Prizreni është qendra më ideale për organizimin e evenimenteve të tilla, pasi që tash e kemi edhe DOKUFEST, pastaj NGOM FEST.

TeksteShqip: Z. Tyran, Ju Falenderojmë për këtë intervistë!

Tyran Prizren Spahiu: Ishte kënaqësi për mua, Faleminderit!
 (A.G. / Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet