>
LETERSISHQIP

-1999+

Shtëpia e vjetër jeta modeste
Rrëfen storje tregon vuajtje
Është fëmijëria sundon skamja
Mbretëron bujaria dhe krenaria.

Flamuri i vogël kujdeset për Albanin
Shqipja e imët gatuan bukën
Dhomën e pluhurosur qiriri dritëzon
Varfëria kushtëzon.

Janë fjalë të rënda, shekulli i ri
Ankthi çlirimi dhe ideali
Përse kjan përse vajton
Edhe fqinjët i trazon.

Bënim ball duronim fortë
Armiku shekullor nuk mundohej kot
Na sakatosën na përdhunuan
Një kohë të gjatë na sunduan.

Lindi kushtrimi agoi liria
Mundi dhe sakrifica u shpaguan
Malet dhe shkëmbinjtë u dekoruan
Qetësia dhe harmonia u zbukuruan

Sundon shqiponja tronditet malësia
Albanin e vogël mundon varfëria
Mungon ndihma, kërkon përkrahje
vargje poetike
-1999+
botuar mars 2014