>
LETERSISHQIP

Nusja

Pse çuditesh vajzë e bukur
Rraskapitur dhe e lodhur
Pleqët ashtu kanë vendosur
Edhe duvakin e kanë qëndisur.

Bukuroshja jonë e matur
Duhet të jesh nuse e dashur
Ashtu thojnë ashtu kanë vendosur
Nusja jonë të jetë e magjepsur.

Ishte një misit që vendosi pastaj
Erdhi ajo tek burri në saraj
Me apo pa dëshirën e saj
E tëra ishte një ankth.

Shtëpia e bukur pa behane
Ishte vendosur në një lagje
Mahalla kundërmonte në ahengje
Të rinj e të reja bënin festë .

Bukur dukesh vajzë e njomë
Kush vendosi për këtë jetë të re
E kishte drejtuar dora e pazakonshëm
Këtë engjëllushe ne këtë fole te fatit.

Burri në moshë ishte i larmishëm
Kishte mjaftë sjellje te kultivuar
Fytyra e tij gjysëm e arsimuar
E martoi virgjëreshën tonë të edukuar.
1999+
vargje poetike III