>
LETERSISHQIP

Ai

Mëngjesin ta bënë terr
Ky person i mjerë
Mendjemadh dhe i fryer
Është virtyt i pavlerë.

Tejet arrogant
Fjalët i qëndrojnë pezull në ajër
Gjestet e tij intrigojnë dhe sfidojnë
Ky person servil dhe vanitoz .

Kryelartësia për të është meritë
Kryeneqësia është mirësi
I padituri nuk kupton
Se rangu e sfidon.

Nxitje për të është pozita
Në shoqërinë e degjeneruar
Çoroditja dhe bastardimi
Dora dorës vazhdojnë.

Ai varfanjak dhe i ngratë
Qëndron dhe nuk kundërshton
Duron dhe përballon
Në fund emigron.

Hjek dorë nga toka e babës
Ik dhe kërkon shpëtim
Toka e premtuar
Jep shpresë dhe besim.

Ngren folenë në gurbet
Shtëpia i bëhet kështjellë
Qunakët bëjnë potere
Lojëra fëmijërore me stomakun e plotë.