>
LETERSISHQIP

Madam

Zbarkon natën në qytet
Pafundësia pamasë
Inspiron dhe frymëzon
Shijon kohën e përkryer.

Qyteti i shtatë kodrave
Mirëpret dhe përshëndet
Zbavit dhe argëton
Shpërblen edhe fton.

Bosfori të emocionon
Bukuria të sharmon
Shkëlqimi të verbëron
Mesjeta të ndjek dhe prek.

Mbretëresha orientale
Kryeqyteti i perandorisë
Gjashtë ditë si në ëndërr
Sa orientale po aq edhe përallore.

Falënderimi dhe kënaqësia e pamposhtur
Kristaltë si stoli i qmuar
Nderi epik takon
Hirësisë së saj Zonjës Sibel.
vargje poetike
-1999+