>
LETERSISHQIP

I Pasuri

I çmuar dhe dinjitoz
Fisnik dhe miqësor
I ndershëm dhe i këndshëm
Kështu rron kjo krijesë.

I urtë në sjellje
Ndëgjon pa ndërhyrje
Respekton bashkëbiseduesin
Kështu rron kjo krijesë.

Shpirt butësia e tij lakmohej
Dashuria për të afërmin pëlqehej
Shijon të mirat e jetës
Kështu rron kjo krijesë.

Është qenie e të Madhit Zot
Përmbush urdhërat e Miraxhit
Ibadetet me përpikmëri
Kështu rron kjo krijesë.

E ardhmja e bukur në Firdeus
Pret këtë shërbëtor
I cili aplikon parimet dhe normat
Kështu rron kjo krijesë.


Shpirt butësia e tij
Dëshmon sinqeritetin
Fuqin e tij të fortë morale
Kështu rron kjo krijesë.


tyran j spahiu
vargje poetike
-1999+