Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Dashurie

Derdhen Muajt...

Heshtja e marrashit përallore
Është qetësia hyjnore dhe begatia
Rrapi i bukur burim natyror
Ledhatojnë Prizrenin ëndërror.

Dojmë marashin thotë rinia
Rëfen rrapi dëshmon burimi
Mburet Shpëtimi krenohet Elifi
Bashkon unazat dhe farefisin.

Shpërthejn ethet bashkohen virtytet
Gëzohen malet gjëmojnë pyjet
Lëkunden brigjet lavdërohen qiejt
Yjet reagojnë gjithësia ledhaton.

Lumbardhi qetë vazhdon rrugëtimin
Rrapi dhe burimi shplojnë rrëfimin
Është reale dhe madhështore
Marashi ruan shumë tregime hyjnore.

Janë të panumërta storjet
Gjeneratë pas gjenerate
Rruan marashi me xhelozi
Bukurinë e Ralinit.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran J Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  74


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet