>
LETERSISHQIP

Notare Roje

Platëforma
Vendosur në fund të plazhit
E ulur shikjon
Princesha bjonde.

Është mahnitëse
Kur buzëqesh thua se të fton
Vrojton me shikjim engjëllor
Kur bisedon ajo të burgos.

Më thërrasin me emra të ndryshëm
Buzëqeshin
Dërgojn pije dhe dhurata
Vijnë të bardhë posi dëbora
Tërë ditën në diell
Lyhen dhe pispilosen
Asgjë nuk kuptojn.

Derdhin parat e fituara me mund
Mundohen të nxihen
Kur kuptojn ç’po ndodh
Me xhepa të zbrazëta përfundojn në shtëpi.
poezia buron, qershor, 2014