>
LETERSISHQIP

Tingujt

Lundron si një anije kozmike
Në pafundësi
Notat e përcjellin
Në largësinë hapësinore.

Horizonti për mbretin
Nuk ekziston
Është thjeshtë
Një iluzion.

Depërton thellë
Në çdo pore të jetës
Nuk ka mik as armik
Vetëm dashnore.

Beatles Pink Floyd
Symphonia e pestë
Tronditin qelizat
Trurin ta mbrojnë.

Përkëdhel butësisht
Çdo pjesë të trupit
Acaron ndjeshmërinë
E emocioneve.

Imagjinatën e këndellë
Ndërton ura ajrore
Për shumicën të kapshme.

Shpërthimi ndodhi
Ajri botëror e ndien
Si dallgët gjigante përfshijnë
Botën mistike të muzikës.