>
LETERSISHQIP

Imituesi

Makina kopjuese
Imituesin e tërheq
Aftësia e limituar psikike
Është personalitet i tij.

Pretendon të jetë bashkëkohor
Shtiret demokrat
Natyra e tij e varfër
Demaskon këtë njeri.

Brenda nate i pasuruar
Në kurriz të varfanjakëve
Ate pagëzon
Me epitetin fodull.

Kurrë nuk i bëhet vonë
Për pasojat që lë
Ai qanë rrugën
Me plotë arrogance.

Luksin aristokrat
Ai e imiton
Kopjimi amatoresk
Në prapavijë figuron.

Në trupin e tij
Janë tri personalitete
Një që flet
Një që mendon
Dhe një që vepron
I tillë është imituesi ynë.