>
LETERSISHQIP

Shqiponjë

Syshqiponjë zeshkane
Gllabëruar na ke me krahët
Fuqishëm dhe jashtëzakonshëm
Ndiejmë sigurinë nën kthetrat e tua.

Dukemi si gjahtar të thyeshëm
Gotat e vendosura në valë
Tentojmë të shohim me sytë e tu
Shpatet dhe bjeshkët Ilire.

Miti është epik
Rapsodët shkruajnë këndojnë
Zërat burrëror dhe serenatat
Kushtohen mbretëreshës shqiponjë