Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Trishtim

Bishë

Egërsira në trupin e njriut
Gjëmon posi stuhia në bjeshkë
Tingëllon shumë hijerëndë
Frika futet në vena të gjakut.

Pushteti i saj buçitë heret
Ulërinë pa kontrol
Përplasjet dhe shfryrjet
Do infektojnë rrethinën e pastër.

Vrullshëm si ujëvarja që bie nga lartë
Eksplodojnë shkëmbinjtë uji avullon
Fundoset jeta bisha triumfon
Përpjekjet e furishme ngadhnjenjë.

Shkretë dhe primitiv në hije jeton
Pret momentin dhe sulmon
Godet furishëm gjurmët i fsheh
Në detin e tërbuar frymëzohet.

Papërmbajtur ushqehet me thika
Zjarri ate e udhëheq
I stuhishëm ndaj mirësisë dhe butësisë
Egërsira e pandershëm noton.

Një ditë shumë shpejtë një ditë
Qelbaniku i palarë
Do goditet nga mëshira dhe edukata
Venitet dhe shuhet ky yll i ndyrë.

Shkëlqimi dhe madhështia
E virtytit të ndershëm human
Do notojë në ujërat e qeta hapësinore
Pa zhurmë bukur jeta do vazhdojë në vazhdimësi.

tyran j spahiu
vargje poetike III
mbaje endrrat gjalle

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  6

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet