>
LETERSISHQIP

Gjaku Dhe Loti

Iliri fisnik dhe bujar
Gadishulli është vatra e tij
Historia e dëshmon
Lashtësinë mileniumëshe.

Popull me traditë besnike
Albanët Ardianët Dalmatët
Taulantët Arbëreshët
Mbretëria Ilire.

Lotët shekullore
Vajtojnë humbjen
Feniksi si kurrë më parë
Do shpartalloj qiellin blu.

Ejani ju nipa e mbesa
Magjistarët e dritës natyrë
Ejani o ju Legjenda Arbënore
Nderi ju thërret.

Loti vazhdimisht kujton
Pastërtinë e kristaltë
Si tempulli i Bardhylit
Gërryen qenien tonë.

Qetësia është imagjinare
Dukja fiktive
Amullia duhet përfunduar
O ju Shqipe të kreshtave.

Dita e fuqishme nuk është larg
Thesari do mbisundojë
Bjeshkët dhe detet
Do gjëmojnë
Loti i kënaqësisë
Do pikë.
vargje poetike III
mbaje endrrat gjalle