>
LETERSISHQIP

Dasma

Mbledhur në qendër
Festohet
Dasma e madhe
Rrjedhë.

Dredhet pija
Ushqim me bollëk
Lëngët e nxehta
Largohen.

Vijnë tupanat
Vallëzimi tradicional
Raskapitur
Burrat nuk dorëzohen.

Lartë në ballkon
Zonjat e veshura bukur
tregojnë me gisht
Burrat e tyre dorëlirë.

Ndëgjohen të shtënat
Fëmijët dridhen
Disa edhe kjajnë
Kapen për prindër.

Thojnë
Të shtënat janë burrërore
Vetëm ata të vërtetë
Bëjnë aheng të tillë.

Alkoholi djall-keqi
Rrugën ka gjetur
Në folenë e trurit
Shpërthen si kamikazë.

Në agimin e ditës
Këmbët tradhtojnë
Muskujt e padëgjueshëm
Dorëzohen.