>
LETERSISHQIP

Bota Bimore

Tentoj...
Të kyqem..
Në bisedën pa bisedë
ATA janë të preokupuar.

Grepi është hedhur
Romanet Vjershat Teknologji
Arriturat e botës moderne
Të panjohurat me shumë iks...

Bisedën mundohem të drejtojë
Në mullirin me ujë
Për pionierët kozmik
Të gjithësisë së pafund.

Por ATA në këtë mjedis të ndyrë
Intereson vetëm furtuna
Bukuria dhe pasuria kanë emrin e njejtë
Biznesi i majmë.

Largohem...
I turpëruar
Afrohem botës bimore
Për të qarë hallet e mia.