>
LETERSISHQIP

Rinor

Në dhomën nënçati galeri
Kamini i vjetër gotik
Kujton kohërat e arta të vjetëra
Rinin kaluar në këtë vend serenatë
Gjynjëzohem para pianos
Mbretëreshës së muzikës kohë
Gishtat e holla të edukuara
Lozin mbë këtë hyjneshë...

Tingujt përhapen jashtë në shëtitore
Kaplojnë bregdetin Adriatik
Ndalen si të dehur
Magjepsur nga notat e kristaltë
Lartë nga dritarja e hapur
Valët përhapen në këtë parajsë
Lehtë kthjellët flakërojnë
Ditë e kremte për vesh
Elektrizon ndjesia e kënaqësisë
Këndshëm hijshëm mbërthejnë
Kalimtarët e rastit pranveror...

Gërshetuar me aromëm mimozë
Rininë e plotë të përsosur
Mbylli sytë i skllavëruar
Imagjinoj perfektësinë e natyrës
Mbështjellur me tinguj pranverë natyrë rinor...

Shpresa Jetoni buzëqeshin me dashuri
Veshur me bukuri të kalitur
Gjendja shpirtërore si hija e smaragdit
Ofron në vazhdimësi kënaqësi...

tyran j spahiu
vargje poetike
arist....