>
LETERSISHQIP

Buzëqeshje Vrasëse

Saraji në pyllin e mundimeve
Begatia dritat shkëlqimi
Rrjedhin ditët në tavolinën e zezë
Skicat broshurat lapsat rrëshkjasin.

Rrethuar me natyrë idilike
Si oaza në shkretëtirën Sahara
Planet djallëzore komponohen
Përbindësha me tru monstër vizatojnë.

Rrezet e diellit të hershëm
Mbulojnë qytetin e gjysmëfjetur
Qentë endacak xurxullët furrtarët
Dëshmojnë frymën e viktimës.

Shpërthejnë shtëpit digjen vatrat
Uji vlon gjaku noton
Këmbë dorë gjymtyrë kubizëm
Lemerisje neveri ajri tmerron.

Buzëqeshjet e ngrohta argëtuese
Të bishave në palate zoologjike
Kafshët e ndyrë bagëti njerëz
Dominojnë me mendje neandertale.