Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Dashurie

Nuk Jam Për Ty

Atë natë në rrebeshin e shiut më thirre
Të kujtohet
Isha në oborin e saj të premtuar
I shfrenuar kërkoja epsh pagan e mizor
Në oqeanin ndjenjë e kulluar
Të mistresës sime.

Je në hijen tënde e vetmuar
Fëmijët janë reflektimi ynë i kaluar
Shtegu i malit shpie në humnerën e pafund
Ardhmja jonë në greminën e pamundësisë.

Nuk të meritoj engjëllushe e besnikërisë
Ish e dashura ime e cilësisë dhe vlerës
Tani jam në shtratin mëkatues
Unë i pander
Mashtruesi i botës tënde.

tyran spahiu
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet